Thaçi e Haradinaj bashkë në Prekaz, kreu i Qeverisë i vetëm në kullën e Jasharajve

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëmbëdhjetë vjetori i Pavarësisë së vendit ka bërë bashkë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Thaçi dhe Haradinaj në Prekaz kanë bërë homazhe e kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Kreu i shtetit nuk e shoqëroi kreun e ekzekutivit gjatë vizitës që ky i fundit bëri në kullën e Jasharajve.

Por nga Prekazi, Thaçi vlerësoi sakrificën e familjes Jashari në luftën për liri dhe pavarësi.

Ai tha se Adem Jashari dhe familja e tij janë bazament i lirisë dhe të ardhmes euroatlantike të vendit.

“Sot jemi bashkë me kryeministrin Haradinaj, kryetarin e Skenderajt Jasharin dhe gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar për të bërë nderimet shtetërore komandantit legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë”.

“Adem Jashari dhe familja e tij janë bazament i lirisë dhe pavarësisë dhe të ardhmes euroatlantike të shtetit të Kosovës”.

“… nderime dhe respekt të përjetshëm komandantit legjendar, familjes së tij dhe gjithëve dëshmorëve të kombit”, tha Thaçi.

Të ngjashme