Thaçi e Haradinaj bëjnë homazhe te Obelisku i të Pagjeturve, familjarët të zhgënjyer me institucionet

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 09:08 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kane bërë homazhe te Obelisku i të Pagjeturve me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i vendit dhe ai i Qeverisë nuk kanë pranuar që të deklarohen për medie. Të dy do të marrin pjesë në shënimin 20-vjetorit të masakrës së Mejes.

Thaçi në Facebook ka shkruar se të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë’

“Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë. Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e tyre dhe me dhimbjen për ta!”.

Edhe kryeministri Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme.

Ai ka garantuar se institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës.

“Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin nga ne, tash e njëzet vjet. Institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës”.

“Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë”.

Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve, tha se për zbardhjen e fatit të të zhdukurve në luftën e fundit nuk është bërë aq sa duhet nga institucionet.

Por ai ka thënë se familjarët nuk do të ndalen deri sa të gjendet edhe personi i fundit.

“Nuk është bërë mjaftueshëm nga shteti, dhe se nuk do të ndalen deri në zbulim e personit të fundit”.

Për të nderuar sakrificën e atyre që u vranë, prej orës 11:00 bëhen homazhe në varrezat e martirëve në Kompleksin Memorial në Meje, ndërsa prej orës 12:00 do të mbahet akademi qendrore po në këtë kompleks.

Më 27 prill 1999 forcat serbe ekzekutuan 376 meshkuj. Pas luftës, një pjesë e tyre është gjetur në varreza masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrë informata se gjenden në Serbi.

Mirëpo edhe përkundër kërkesave nga Qeveria e Kosovës të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare dhe të afërmeve të të ndjerëve organet serbe kanë zvarritur dorëzimin e tyre.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj bëjnë homazhe te Obelisku i të Pagjeturve me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, April 27, 2019

Të ngjashme