Thaçi e sheh ligjin për gjuhën shqipe si forcim i unitetit të Maqedonisë

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 16:54 | Nga

Për kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që, siç kujton Thaçi, ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës.

“Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore”, ka thënë Thaçi.

“Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë”, ka thënë më tej ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme