Thaçi e sheh ngritjen e mirëqenies së qytetarëve si njërën nga masat e parandalimit të trafikimit

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 10:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duhet punuar në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve , në mënyrë që të mos bien preh e trafikimit, raporton Ekonomia Online.

Ai në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka thënë se Kosova si shtet i ri ka krijuar infrastrukturë ligjore për ndalimin dhe rehabilitimin e qenieve njerëzore.

Ai po ashtu ka përmendur gatishmërinë e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtarë, në luftimin e kësaj dukurie, duke shutuar se vetëm me bashkëpunim mund të luftohet kjo dukuri.

“Duhet të punojmë që të krijomë kushte më  të mira  për qytetarët tanë që të kenë jetë më  të mirë në mënyrë që qytetarët mos të bëhen preh e trafikimit”, tha Thaçi.

Ai ka falënderuar shtetet e BE-së, për ndihmën që kanë dhënë për Kosovën për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, duke shtuar se bashkëpunimi me ta është i rëndësishëm.

“Duhet të mbesim të përkushtuar që qytetarët tanë duhet të jetë të mbrojtur me infrastrukturë  ligjore. Ftojë të gjitha institucionet përkatëse  që në bazë të detyrave të tyre kushtetuese të jenë në nivel të detyrës që parandalojmë këtë dukuri”, është shprehur Thaçi.

Të ngjashme