Thaçi e Vuçiqi takohen këtë javë në Bruksel

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojnë dialogun këtë javë në Bruksel, merr vesh “Koha Ditore”.

Burimet e gazetës kanë thënë se takimi i radhës pritet të mbahet të enjten apo të premten.

Takimi vjen në kohën kur janë intensifikuar debatet rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi me këmbimin e territoreve si opsion që thuhet se po diskutohet mes dy presidentëve, me gjithë kundërshtimet e shumta në Kosovë dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme