Thaçi: Edhe një libër i ri që pasqyron sfidat nëpër të cilat kemi kaluar si popull

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se është duke u promovuar libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt Pavarësisë së Kosovës”, në Paris të Francës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ky libër pasqyron sfidat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës, para dhe pas krijimit të shtetit.

“Pa mbështetjen e madhe ndërkombëtare, sot Kosova nuk do të ishte atdhe i të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve. Bashkë e kemi ndërtuar paqen, të cilën tash edhe po e forcojmë”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Edhe një libër i ri për Kosovën, që pasqyron sfidat nëpër të cilat kemi kaluar si popull, para dhe pas krijimit të shtetit tonë.

“Lindja e një demokracie” është libri i promovuar sot në Paris, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner, ku përshkruhen hollësisht ngjarje të rëndësishme të rrugëtimit tonë drejt pavarësisë.

Vërtet kemi pasur momente të vështira në Kosovën e pasluftës me administratorin Koushner, por e falënderoj shumë për kontributin e tij të madh.

Pa mbështetjen e madhe ndërkombëtare, sot Kosova nuk do të ishte atdhe i të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve. Bashkë e kemi ndërtuar paqen, të cilën tash edhe po e forcojmë! HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme