Thaçi: Falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut, synim ynë u bë realitet

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 29 vjetorin e Deklaratës së 2 korrikut.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se pas shumë zhvillimeve politike, ky synim u bë realitet dhe sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik.

“Sot u bënë 29 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut 1990, ku delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin e qytetarëve tanë për liri dhe pavarësi nga ish Jugosllavia. Pas shumë zhvillimeve politike, ky synim u bë realitet dhe sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Edhe në këtë përvjetor shprehim falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut”, ka shkruar në Facebook ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme