Thaçi: Fazliu dhe Rrahmani, figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 13:33 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani mbeten figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Këto vlerësime, Thaçi i ka dhënë në akademinë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve Fazliu dhe Rrahmani, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se lëvizja popullore për Republikën e Kosovës ishte organizimi i vetëm politik i shqiptarëve në ish-jugosllavi, që i rezistonte pushtimit te komunistëve Jugosllavë.

“Çdo here kur kujtojmë persona si Bahriu dhe Agroni kemi ndërmend rezistencën e gjatë që solli lirinë dhe pavarësinë e vendit. Liria dhe çlirimi nuk erdhi rastësisht. Kjo luftë ka parahistorinë dhe historinë e vet ku shërbyen është Bahriu dhe Agroni edhe të gjithë bashkëveprimtaret. Ka qenë nderë i veçantë qe Bahri Fazliun e kam njohur në fund të vitit 1989, pak dite pas rënies se vëllait të tij, Tahirit. Atë kohë lëvizja popullore për Republikën e Kosovës ishte organizimi i vetëm politik i shqiptarëve ish jugosllavi që rezistonte pushtimit te komunistëve jugosllavë”.

“Atë e njoha përmes Kadri Veselit në një nga bazat ilegale. Bahriu ishte i ri inteligjent i cili jetonte me lëvizen. Ishte i lidhur me librin dhe luftë çlirimtare. Me Bajramin u takuam si student, ishte fjala pak por shumë trim. Në fund të viteve 90-ta organizimi ilegal u dobësua”.

Thaçi tha Bahri Fazliu aq sa vepronte në Prishtinë, ai shihej në Tiranë dhe koordinonte diasporën. Thaçi se shtoi se Agron Rrahmani ishte gjithmonë pranë Bahri Fazliut.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se nuk mjaftuan vetëm demonstratat për të fituar lirinë, andaj sipas tij Bahriu e Agroni dolën ne ilegalitet të thellë  për të përgatitur luftë të armatosur.

Gucati u shpreh se lakmia e jetës dhe politikës bën që në raste të caktuara të harrohet ideali i lirisë së atdheut, sipas tij rënia e tyre është pjesë e këtij ideali.

“Nuk mjaftojnë vetëm demonstratat për të fituar lirinë sepse kishim një pushtues të egër të cilit duhej t’i përgjigjeshim me grykën e pushkës. Bahriu e Agroni dolën ne ilegalitet të thellë  për të përgatitur luftë të armatosur. Nuk mund të kujtojmë asnjë datë historike që lidhet me luftën, pa kontributin e madh të heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmai”.

“Dhimbja dhe mungesa që na krijuan me rënie e tyre duhej te zëvendësohej me ideali e tyre. Lakmia e jetës dhe politikës bën që në raste të caktuara të harrojmë idealin e lirisë së atdheut, por rënia e tyre është pjesë e këtij ideali i cili ende nuk është. Dëshmoret kane një atdhe, na mu gojën vetëm fizikisht, me rënien e tyre kanë shkuar në përjetësi”.

Majlinda Fazliu, përfaqësuesja e familjeve Fazliu dhe Rrahmani, tha se nuk ka pasur fatin t’i njohë dy heronjtë, por veprat e tyre i përcjellin kudo.

“S’pata fatin t’i njoh xhaxhin Bahri dhe xhaxhin Agron, por veprat e tyre po na për kudo. Përshëndetjen time po e mbylli me një thënie të tyre të shkruar më 1994 kushtuar dëshmorëve, ‘Të qëndrosh në një epokë është e zakonshme, të qëndrosh përballë një epoke është epokale’”.

Në akademi është shfaqur premiera e dokumentarit “Një rrëfim për dy heronj” për Bahri Fazliun dhe Agron Rrahmanin, i cili është realizuar nga Kushtrim Sheremeti me mbështetjen e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

Në dokumentar u fol për kontributin e Fazliut dhe Rrahmanit për çlirimin e vendit  dhe për themelimin e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Protagonistët e këtij dokumentari vlerësuan lartë veprën e tyre.

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ka rënë heroikisht Bahri Fazliu. Ai ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa Agron Rrahmani kq rënë gjatë luftimeve të zhvilluara kundër policisë së armikut në mëngjesin e 12 majit të vitit 1998 në Lagjen e Muhagjerëve në Prishtinë.

Të ngjashme