Thaçi: Forca djema, Kosova do fitore!

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas golit të Amir Rrahmanit në ndeshjen e sotme miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky gol i duhej lojtarëve por edhe Dardanëve që ta ndezin akoma më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Një goool i mrekullueshëm i Amir Rrahmanit. I duhej lojtarëve ky gol, i duhej Dardanëve për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema, Kosova do fitore!”, ka shkruar ai.

Goli i Amir Rrahmanit në minutën e 41-të ka bërë që pjesa e parë e ndeshjes mes Përfaqëueses së Kosovës dhe Danimarkës të përfundojë me rezultat 1 me 0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme