Thaçi i dhuron Bibliotekës së Paqes në Paris librin e shkruar nga Adem Demaçi

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, Bibliotekës së Paqes së Parisit, i ka dhuruar edhe një libër e cila është e shkruar nga veprimtari i ndjerë Adem Demaçi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se “Mandela i Kosovës”, Adem Demaçi, pavarësisht se i kaloi 28 vjet në burg si i burgosur politik, ai e gjeti forcën që të përcillte edhe mesazhe të bashkëpunimit dhe paqes.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Bibliotekës së Paqes në Paris ia dhurova dje një libër të shkruar nga Adem Demaçi, Mandela i Evropës, i cili i kaloi 28 vjet në burg si i burgosur politik, i burgosur i ndërgjegjes.

Përkundër vuajtjeve dhe burgut të gjatë, ai e gjeti forcën që të përcillte edhe mesazhe të bashkëpunimit dhe paqes.

Demaçi e përfaqësoi më së miri vullnetin e Kosovës për të mos u dorëzuar kurrë në betejat për liri e pavarësi, por edhe për pajtim e paqe.

Këtë mesazh e përçova edhe unë në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Paris, në këtë datë historike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme