Thaçi i lumtur pas takimit me Merkelin, tregon 4 temat që i folën

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 11:40 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka folur para mediave kosovare pas takimit që kishte dje me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke u shprehur i lumtur për rrjedhën e takimit.

Thaçi e ka cilësuar si të shkëlqyer takimin me kancelaren Merkel, duke bërë të ditur më pas edhe temat për të cilat foli me të, shkruan gazetametro.net.

Presidenti kosovar tregoi se me shefen e Qeverisë gjermane ka folur për zhvillimet në Kosovë, zhvillimet në rajon, bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ishte një takim i shkëlqyer me kancelaren Merkel. Biseduam për zhvillime aktuale në Kosovë. Për zhivillimet në rajon. Për mundësinë e bashkëpunimit mës Kosovës dhe Gjermanisë. Ishte mbështetje e madhe e kancelares për punën e institcioneve në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, presidenti është shprehur optimist për angazhimin e Merkel në punët e Kosovës, duke theksuar se ka vërejtur një angazhim edhe personal të saj, duke e paraqitur më pas Merkel’in si shpresa e vetme për rajonin.

“Shoh një angazhim personal të kancerlares në punët e Kosovës. Kancerlarja Merkel mbetet shpresa jonë për zhvillim të rajonit”, ka shtuar presidenti.

Ndërkohë, Thaçi i pyetur se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave dhe a e përkrah këtë proces kancelarja gjermane, u shpreh i sigurt se vizat do t’u hiqen kosovarëve brenda këtij viti dhe se Merkel i ka mirëpritur zhvillimet në Kosovë.

Konferencë për media, pas takimit me kancelaren Merkel.

Konferenca e djeshme për media, pas takimit me kancelaren Merkel.

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, May 10, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme