Thaçi: Jemi duke punuar që të ndërtojmë konsensus politik për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 15:02 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur raportuesin e BE-së për Kosovën, Igor Šoltes.

Thaçi e ka falënderuar raportuesin e BE-së për përkrahjen e deritashme.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e deritashme. Po punojmë që të prodhojmë sa më shumë argumente pozitive edhe për përkrahësit e Kosovës. Jemi duke punuar që të ndërtojmë konsensus politik për dialogun me Serbinë. Mos harroni që është krijuar një perceptim që i gjithë rajoni po ndihmohet, përpos Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, raportuesi i BE-së për Kosovën, Igor Šoltes, ka thënë se është në Kosovë për të mbledhur sa më shumë të dhëna, që të raportojë në Parlamentin Evropian.

“Për këtë jemi në Kosovë, që të mbledhim sa më shumë të dhëna nga udhëheqësit e institucioneve e Kosovës në mënyrë që të raportojmë në Parlamentin Evropian”, u shpreh Šoltes.

Thaçi theksoi se në Samitin e Sofjes është bërë e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë marrëdhënie evropiane ndërfqinjësore nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme