Thaçi: Komandant Kumanova ishte një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Në 21 vjetorin e rënies, presidenti Hashim Thaçi e ka përkujtuar Ismet Jasharin i njohur si Komandant Kumanova.

Thaçi e ka cilësuar atë si një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së, ndërsa ka shtuar se sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia e vlerave kombëtare të luftës tonë.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Në 21 vjetorin e rënies, kujtojmë Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Të ngjashme