Thaçi: Kosova t’i respektojë të drejtat e të gjithëve pa dallim

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 11:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur mbledhje të përgjithshme me Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Thaçi në këtë mbledhje tha se viti 2016 për këtë këshill me komunitetet ka qenë vit i suksesshëm.

Sipas tij, objektivat e institucioneve janë që të ruhen dhe të respektohen të drejtat e të gjithëve pa dallim etnie.

“Debatet në këtë këshill kanë të bëjnë çdoherë me të drejtat e të gjithëve. Në inaugurimin tim si president kam thënë se Kosova është shtëpi e të gjithëve dhe pa dallim. Së bashku do të ndërtojmë ura dhe të gjithë do të trajtohen njësoj të barabartë. Roli juaj është i rëndësishëm jo vetëm të diskutojmë por edhe të ofrojmë zgjidhje për procese të rëndësishme”, tha ai.

Gazmend Salijeviq, përfaqësues i një organizate joqeveritare, ka thënë se po mundohen të krijojnë mesazhin e tolerancës dhe besimin ne të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ai ka shprehur falënderim për Presidentin Thaçi për përkrahjen të cilën ua jep komuniteteve.

“Në mandatin tonë ne tentojmë që të jemi ky qelës dhe të shpiem një mesazh për një tolerancë më të mirë për të gjitha komunitetet. Ne kemi përkrahjen e presidentit dhe dëshiroj ta falënderojmë. Shpresoj që ky bashkëpunim i yni dhe ky komunikim do të jetë më i frytshëm në vitin 2017 që të kemi integrim edhe më të madh të komuniteteve”, ka thënë Salijeviq.

Më të zëshmit në këtë këshill ishin përfaqësuesit e komunitetit serb. Disa prej tyre kërkuan që qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë të jenë më mirë të informuar për dialogun në Bruksel i cili po ndodh mes të dy palëve.

“Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë më shumë të informuar nga dialogu i cili po ndodh në Bruksel në mes dy palëve . Qytetarët nuk kanë informacione të duhura se çfarë po ndodh atje dhe se çka përfitojnë nga ky dialog”, ka thënë Zhivojin Cirkoviq, përfaqësues i një organizate joqeveritare serbe.

Isak Meta, përfaqësues i boshnjakeve, ka thënë se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm dhe se ka mungesë të kuadrove nëpër universitete dhe gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përkthimin e librave në gjuhën boshnjakë.

“Ne si komunitete nuk kemi buxhet të mjaftueshëm me këtë buxhet nuk mund të funksionojmë në mënyrë të duhur. Në territorin e Kosovës në përgjithësi në sektorin e arsimin për komunitetin boshnjak mungojnë librat e përkthyer në gjuhën tonë, por ka edhe mungesë të kuadrove. Në fakultetin e Prizrenit por edhe në fakultetet të tjera ka mungesë të regjistrimin të studentëve kjo pasi që kemi mungesë të mësimdhënësve dhe po nostrifikimi i diplomave është një problem tjetër që komunitetin boshnjak e bënë të pa konkurrent në treg”, ka thënë Meta.

Të ngjashme