Thaçi kujton dëshmorët e UÇK-së të rënë afër Opterushës së Rahovecit

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në zonën e Opterushës së Rahovecit.

Përmes llogarisë së tij në facebook, Thaçi ka thënë se këta dëshmorë dëshmuan heroizmin në betejat kundër forcave policore dhe ushtarake serbe.

”Sot i kujtojmë heronjtë dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë afër Opterushës së Rahovecit. E kujtojmë Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, Hamdi Hajrizin, Bektesh Halitin dhe Nezir Ymerin, të cilët ranë heroikisht para 20 vjetësh.

Toni, Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre shquheshin për heroizmin e dëshmuar në betejat kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ata, të patrembur, ishin kudo që kërkohej mbështetja dhe kontributi i tyre. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta! HTH”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme