Thaçi: Liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikë së Kosovës

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, në shënimin e 70 vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ai tha se kjo deklaratë hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë.

“Sot bota shënon 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë. Të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre. HTH”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme