Thaçi: Luan Haradinaj ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar Luan Haradinajn në 23 vjetorin e tij të rënies duke e quajtur edhe si fjalë pak dhe trim i rrallë.

Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook theksoi se Luani ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare.

Ky është postimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Sot u bënë 23 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luani ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare.

Ishte fjalë pak dhe trim i rrallë. Kështu e kam njohur dhe kështu përgjithmonë do ta kujtoj.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Luan Haradinaj dhe gjithë të rënëve për liri e pavarësi! 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme