Thaçi: Luftimi i korrupsionit, kusht për Kosovën

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 10:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, që është duke u mbajtur edhe në këto moment, ka deklaruar se parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu ka thënë se shumë investime po mbesin peng i korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

“Qytetarët duhet të kenë besim në institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit. Besimi i qytetarëve do të jetë pozitiv nga raportet ndërkombëtare si Transparency Internacional ku shpesh herë mos besimi i tyre paraqet gjendjen jo reale .Perceptimi nuk përkon me gjendjen reale të situatës së luftimit të korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit jo vetëm që është kusht për rrugën euroatlantike por edhe për nxitjen e investimeve të huaja”, ka thënë Thaçi.

Andaj, është zotuar se do të bëjnë çmos që të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha institucionet gjegjëse për të fituar këtë “betejë”.

Thaçi ka shtuar se duhet të ketë efikasitet më të madh nga gjyqtarët në rastet e duhura për korrupsion pasi nuk mjafton vetëm hetimi apo ngritja e aktakuzës.

Korrupsioni, sipas Thaçit ka ndikuar dukshëm që të neglizhohet edhe procesi i liberalizimit të vizave.

Të ngjashme