Thaçi: Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin e kulturën

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 09:53 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur të dhimbshëm lajmin për vdekjen e regjisorit Bekim Lumi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Lumi ka kontribuar shumë për artin e kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj.

“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme