Thaçi mbështet sulmin në Siri, kërkon të marrë fund regjimi i Assadit

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 10:20 | Nga

Presidenti i Repubikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmeve ajrore në Siri. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se Kosova mbështet vendimin e ShBA-së, Britanisë dhe Francës për sulmet e fundit ndaj Sirisë në përpjekje për të ndihmuar popullin sirian.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

“Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile. Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftes në Siri. HTH”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme