Thaçi: Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve nga Coronavirusi

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për vdekjen e dy qytetarëve si pasojë e COVID-19.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tyre.

“Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme