Thaçi nderon ish-presidentin Rugova e Zahir Pajazitin për Ditën e Flamurit

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 09:17 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit ka bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

Thaçi, bëri homazhe edhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se këto vizita të cilat bëhen në prag të 28 nëntorit, janë bërë tashmë një nderim tradicional shtetëror për ata të cilët kontribuuan në lirinë e vendit.

“Ky është një nderim tradicional shtetëror të cilin e bëjmë për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për presidentin Rugova dhe të gjithë luftëtarët e lirisë në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin për liri dhe pavarësi të Kosovës”.

“Ishim tek busti i komandantit të orëve të para të UÇK-së, Zahir Pajazitit tash jemi këtu tek varri i presidentit Rugova për të nderuar përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi”.

Thaçi ka njoftuar se nderime do bëjë edhe në një vizitë të tij në Prekaz e po ashtu në të gjitha hapësirat përkujtimore të cilat sipas tij simbolizojnë pavarësinë e Kosovës.

“Më pas do të jemi në Prekaz po ashtu në të gjitha hapësirat përkujtimore të cilat sipas tij simbolizojnë pavarësinë e Kosovës, duke dashura gjithmonë dhe respektuar dëshmorët e lirisë, heronj e Kosovës, gjithë atë sakrificë të njerëzve për liri dhe pavarësi në këto momente të rëndësishme të kremtimit të festave të nëntorit”.

Në orën 10:00, Thaçi, bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së te Platoja e Teatrit në Gjilan.

Ndërsa, në orën 11:15, presidenti Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.

Të ngjashme