Thaçi në 22-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit: Vlerësojmë dhe afirmojmë luftën e UÇK-së

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 13:01 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit me rastin e 22-vjetorit të rënies së tij në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ai e konsideroi këtë ditë si të veçantë, duke shtuat se rënia e komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka bërë që të bashkohet i tërë populli i Kosovës dhe të ketë përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare.

“Sot është një ditë e veçantë, dita e rënies heroike të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Edmondit, Hakifit, Zahirit, të komandantëve të parë të UÇK-së, njerëzve që filluan rezistencën për liri e pavarësi”.

“Me një vizion e qëndrim të qartë me guximin e vizionin e tyre bënë të bashkohet gjithë populli i Kosovës e gjithë kombi dhe ta kemi përkrahjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare”.

Kreu i shtetit shtoi se këta komandantë do të nderohen gjithnjë, kështu duke u vlerësuar lufta e UÇK-së duke u integruar në NATO dhe Bashkim Evropian (BE), raporton EO.

“Prandaj, sot bëhen nderimet më të larta për komandantët tanë, bashkëluftëtarët tanë duke treguar gjithmonë respekt institucional, duke vlerësuar dhe afirmuar vlerat e luftës për liri e pavarësi e në të njëjtën kohë duke marrë energji të reja e përkushtim tona të ardhshme për integrim në NATO e Bashkim Evropian dhe kultivimin e fuqizimit të partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi Thaçi.

Të ngjashme