Thaçi në Prekaz: Duhet të ruajmë raportin special me ShBA-në

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Thaçi me këtë rast tha se sakrifica e kësaj familje shënoi kthesën më të madhe në historinë e popullit të Kosovës.

Prandaj sipas kreut të shtetit duhet të punohet për anëtarësim në BE dhe NATO, por duke ruajtur edhe raportin special me ShBA-në.

“Jemi në nderim të familjes Jashari jemi duke bë nderimet me të larta shtetërore, kjo është epopeja më e lavdishme”.

“Kur kujtojmë 5, 6 dhe 7 marsin kujtojmë sakrificën e familjes qe bëri që bota të ndryshojë mendim për Kosovën”.

“Duhet të punojmë në rrugëtimin tonë të sigurt për në BE dhe NATO dhe duke ruajtur raportin special me ShBA-në”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme