Thaçi në Prekaz: Dy dekada të përkushtimit për fuqizimin e shtetit, i bazuar mbi vlerat e luftës çlirimtare

Prekaz | 05 Mar 2018 | 10:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

Presidenti tha se të gjithë përulemi në nderim të sakrificës madhore të familjes dhe se shteti i Kosovës për këto dy dekada është ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtare e synim integrimet euro-atlantike, raporton Ekonomia Online.

“Sot shënojmë dy dekada të rënies së Adem Jasharit dhe familjes së tij, të përkushtimit për fuqizimin e shtetit tonë, i bazuar mbi vlerat e luftës çlirimtare e synim integrimet euro-atlantike”.

“Duhet të ndihemi krenar për rrugëtimin e përbashkët, por edhe optimistë për të ardhme e vendit tonë”.

Më pas presidenti do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Për të shënuar këtë vit jubilar Qeveria nën patronatin e Kryeministrit Ramush HaFradinaj me datat 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Këshilli Organizativ i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës  Rrustem Berisha,  ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.

Sot në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, Komandantit Legjendarë Adem Jashari  dhe familjes Jashari.

Po sot Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë solemne e cila do t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri.

Edhe Kuvendet Komunale do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.

Po ashtu sot do të bëhet zbulimi i Mozaikut me gëzhoja, të Komandantit Legjendarë Adem Jashari  në Prekaz.

Ndërkaq në Tiranë në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.

Image may contain: 1 person

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Të ngjashme