Thaçi në Qendrën e Studentëve, pritet të arrijnë 55 qytetarë të kthyer nga Zvicra

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 10:03 | Nga Albana Hajdari

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka arritur në Qendrën e Studentëve, ku pritet të arrijnë 55 qytetarë të kthyer nga Zvicra, raporton Ekonomia Online.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.

Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia dhe 180 nga Gjermania.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku kishte thënë se gjithsej janë 834 qytetarë që presin të kthehen.

Mirëpo, nga ky numër kanë mbetur të kthehen në Kosovë edhe 549 persona të tjerë, raporton EO.

Deri më tani sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, mbi 80 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Të ngjashme