Thaçi: Në rrethanat e pandemisë bëhet më e rëndësishme që të kujdesemi për punëtorët

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se për 1 maj jo vetëm që festojnë, por edhe konfirmojnë përkushtimin për të punuar çdo ditë që ta përmirësojnë pozitën e çdo punëtori në Kosovë.

“Si President i Republikës së Kosovës i mbështes kërkesat për kushte më të mira të punës dhe ndaj shqetësimin e përbashkët me punëtorët për zbatimin në praktikë të legjislacionit që mbron të drejtat e tyre”.

“Në rrethanat e pandemisë bëhet edhe më e rëndësishme që të kujdesemi për punëtorët dhe për mirëqenien e tyre, duke iu ndihmuar ta tejkalojnë këtë krizë me sa më pak pasoja dhe bashkërisht të vazhdojmë ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme