Thaçi nga Marina: S’ka amnisti për krimet serbe në Kosovë

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Marinë në 21-vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra dhe vrasjes rreth 300 civilëve në Verbovc.

Presidenti ripërsëriti se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se për krimet nuk do të ketë amnisti në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, raporton Ekonomia Online.

“Si çdo herë edhe sot jemi në përkujtim të përvjetorit të rënies heroike të bashkëluftëtarët dhe komandantit Ilaz Kodra një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë heroikisht para 21 vitesh në përballje me ushtrinë policinë serbe duke mbrojtur popullatën civile”.

“Kujtojmë edhe rreth 300 civilë të vrarë  në fshatin Verbovc këtu në Drenicë. Dhimbja është e madhe, pikëllimi është i madh, por ajo rezistencë i jep fuqi shtetit tonë, të ardhmes tonë”.

“Kjo masakër e kryer në Verbovc është në radhën e 400 masakrave që Serbia ka kryer në Kosovë dhe mbi 10 civilëve të vrarë, 1300 fëmijëve të vrarë, 20 mijë grave të dhunuara”.

“Kjo nuk ka tjetër kuptim përveç asaj që është bërë e qartë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është një lloj amnistie, por në asnjë kohë në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti për krimet e kryera në Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme