Thaçi ngushëllon familjen Dvorani

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 15:02 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit.

Përmes këtij telegrami, presidenti ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Dvorani, e cila humbi dy djemtë e saj, Muhametin, 8 vjeç, dhe Mendimin, 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad.

“Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve tuaj më ka pikëlluar jo vetëm mua, por mbarë shoqërinë. Ne bashkë-ndjejmë me dhembjen tuaj në këto momente kaq të rënda”, thuhet në telegram të presidentit drejtuar familjes Dvorani.

Muhameti, 8 vjeç, dhe Mendimi, 5 vjeç, humbën jetën derisa bashkë me familje ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme