Thaçi ngushëllon familjen Lladrovci për vdekjen e nënës së heroit, Fehmi Lladrovci

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Shefkie Nika – Lladrovci, nënës së heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovcit.

Thaçi ka thënë se familja Lladrovci, dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

”Sot ndërroi jetë Nëna Shefkie Nika – Lladrovci, nëna e heroit të Kosovës, komandantit të shquar Fehmi Lladrovci. Familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare. Familjes Lladrovci dhe gjithë miqve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Nënës Shefkie. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! HTH”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme