Thaçi nuk dekreton Ligjin për Pagat, Presidenca thotë se ata që e punuan do t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Projektligji për Pagat ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi pas përfundimit të afatit ligjor për dekretim nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Në një përgjigjie nga Zyra e Presidencës kanë konfirmuar se ky projektligj nuk është dekretuar:

”Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi”.

Më tej Zyra e Presidencës pohon se kanë pranuar zotime nga ligjvënësit që në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të këtij projektligji.

”Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte pranuar Ligjin për Pagat me datën 12 shkurt dhe kësisoj ende nuk e ka votuar atë.

Votimi i Ligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës u bë më 2 shkurt por pas këtij votimi kishte ankesa të shumta duke kërkuar ndryshim të koeficienteve dhe duke shprehur pakënaqësi nga përfaqësues të shumë institucioneve në vend.

Madje të shumta qenë edhe protestat që u mbajtën pikërisht për kundërshtimin e këtij Ligji të Pagave që ligjërisht hy në fuqi pas 9 muajsh nga publikimi në Gazetën Zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme