Thaçi: Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Osman Zhitisë, babai i heroit Afrim Zhitia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Më pikëlloi pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia. Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Ai ishte një burrë i fortë, solidar dhe shumë i respektuar prej të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta familjes Zhitia dhe gjithë të afërmve të tyre.”, ka shkruar Thaçi.

Më pikëlloi pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia. Osman Zhitia ishte frymëzues i…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 2. Juli 2020

Të ngjashme