Thaçi pas vdekjes së Avni Mulës: Lamtumirë nderi i kombit

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mulës

Presidenti në Facebook ka shkruar se vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

“Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare. Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit”, ka shkruar i pari i shtetit.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4553504291386561
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme