Thaçi për masakrën e Rahovecit: Ballafaqimi me ushtrinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve të UÇK-së

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

22 vjetorin e masakrës së Rahovecit, e ka kujtuar sedhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi ka thënë se më 18 korrik 1998 në Rahovec filloi njëra ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke kujtuar këtë ditë, i pari i shtetit ka thënë se “Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Statusi i plotë i tij.

Më 18 korrik 1998 në Rahovec filloi njëra ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

Në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri! HTH

Të ngjashme