Thaçi për Vokrrin: Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kujton ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin në dyvjetorin e vdekjes.

Thaçi shkruan se Vokrri dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën.

”Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën”.

”Në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësoi Kosovën në UEFA dhe FIFA. Gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij”, shkroi Thaçi.

Të ngjashme