Thaçi përkujton heroin Arben Haliti: Sakrifikoi jetën për t’i shpëtuar shokët që i ranë në pritë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 10:13 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Arben Haliti, në 20 vjetorin e rënies së tij.

“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Arben Haliti, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi, transmeton Ekonomia Online.

Thaçi ka thënë se Haliti qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Haliti sipas sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar bashkëluftëtarët që kishin rënë në pritë të policisë serbe.

“Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij. Brigada 112 në Zonën Operative të Drenicës, gjatë tërë luftës, me krenari e mbajti emrin e tij”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme