Thaçi përshëndet marrëveshjen për emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 12:47 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Përmes një postimi në Twitter, Presidenti tha se integrimi euro-atlantik për Maqedoninë është i mirë për Kosovën.

“Në emër të Kosovës, unë ngrohtësisht e përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes së emrit. Kontribut i madh i paqes në rajonin tonë nga Tsipras e Zaev dhe ministrat e Jashtëm Kotzias e Dimitrov dhe i dërguari i OKB-së, Nimetz. Integrimi euro-atlantik për Maqedoninë është i mirë për Kosovën!”, ka shkruar më tej Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme