Thaçi: Policia e Kosovës mbrojti integritetin territorial dhe kufijtë e shtetit

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 10:54 | Nga Albanë Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar lart punën e palodhshme të Policisë së Kosovës.

Siç kujtoi ai, Policia e Kosovës ka qenë ajo e cila ka mbrojtur integritetin territorial në mbrojtje të kufijve, raporton EkonomiaOnline.

Këtë kontribut, Thaçi e quajti angazhim historik dhe të guximshëm.

“Është një sukses historik të cilin duhet ta duartrokasim secili më ndihmën dhe këshillat e Bashkësisë evropiane. Sot e kemi Policinë në vlerësimin me të lartë të punës së tyre, jo vetëm nga ana jonë por edhe vlerësim ndërkombëtar. Kujtojmë policët e rënë në detyrë në këtë periudhë. Policia e Kosovës e mbylli çdo vrimë të hapësirës që dikush mendonte ndarjen e Kosovës. Integriteti territorial nuk preket, prandaj ky është kontribut i guximshëm që ka marr pjesë në angazhimin historik për bashkim territorial të Kosovës”, tha ai.

Me tej, Thaçi siguroi përkrahje të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se  puna e mirë e këtij institucioni e siguron shtetin.

“Kosova ka ndërtuar institucione kredibile, prej tyre dua t’i theksoj, Policinë e Kosovës, Doganat, KFOR-i, FSK-ja. Do ta keni përkrahjen e plotë, kur ju punoni mirë edhe shteti ynë është i sigurt”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, presidenti Thaçi i bëri me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme