Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Australisë

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 14:23 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit jo rezident të Australisë në Kosovë, Brendon Charles Hammer.

Duke e uruar për detyrën e re, presidenti Thaçi theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona janë të shkëlqyeshme dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Australisë për Kosovën.

“Ne do të punojmë edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale. Presim mbështetjen tuaj për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadori jo rezident i Australisë në Republikën e Kosovës, Brendon Charles Hammer, premtoi se do të punojë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Ambasadorin Hammer, presidenti Thaçi e falënderoi edhe për mbështetjen që Australia i ka dhënë procesit të njohjes së shtetit tonë, duke e shtrirë ndikimin e saj tek shtetet mos-njohëse.

000 th

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme