Thaçi: Presim nga BE-ja heqjen e vizave dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e Evropës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përmendur edhe njëherë padrejtësinë që po i bëhet Kosovës me mos-heqjen e vizave.

Me anë të një postimi në Twitter, presidenti ka thënë se shtetet e BE-së duhet të tregojnë lidership dhe vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën.

Thaçi po ashtu ka shtuar se çdo ditë të Evropës, Kosova shprehë gjithherë përkushtimin e saj për rrugën integruese në BE.

“Çdo “Ditë të Evropës” ne në Kosovë ri-shprehim edhe njëherë përkushtimin tonë në integrimin evropian dhe atë perëndimor. Si populli më pro-evropian në regjion, ne presim nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme