Thaçi reagon ndaj vrasjes së 14-vjeçarit në Kamenicë, kërkon parandalimin e dhunës familjare

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 16:06 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj vrasjes së 14-vjeçarit nga babai i tij në Karaçevë të Kamenicës.

Postimi i tij i plotë:

Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14 vjeçar nga Karaçeva e Komunës së Kamenicës.

Dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë. Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë.

Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme