Thaçi: Rënia e Zahir Pajazitit ishte kthesë në historinë e vendit

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 10:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në ditën e rënies së Zahir Pajazitit bëri homazhe tek shtatorja e tij. Ai tha se rënia e heronjve të kombit bëri kthesën në historinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Rezistenca e UÇK-së, tha ai i tregoi bashkësisë ndërkombëtare se Kosova po fillon një etapë të re të rezistencës së armatosur masive.

“Kemi ardhur të nderojmë heronj tanë. Rënia e këtyre heronjve të kombit komandantëve të parë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëri kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare të Kosovës, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re një etapë e rezistencës së armatosur masive”.

“… sot kujtojmë epitetin më të lartë, institucionet e Kosovës, i gjithë kombi këta tre heronjtë të kombit qe me sakrificën e tyre e pasivizuan rezistencën sollën unitet qytetarë dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve për Kosovën”.

Gjatë ditës në Podujevë mbahet ceremonia e zbulimit te shtatoreve të dëshmorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci.

Ndërsa në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet akademi përkujtimore.

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia serbe.

Të ngjashme