Thaçi: Rugova ishte një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 10:41 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në 13-vjetorin e vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se ish-presidenti Rugova ishte një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovës, si dhe njeri i përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së , një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovës,njeriut të dialogut, negociatave, marrëveshjeve të brendshme, por edhe në rrafshin ndërkombëtar , të angazhimeve unifikuese,  të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës, prandaj sot bëjmë nderime më të larta, si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij”, ka thënë Thaçi.

Ish- presidenti Rugova ndërroi jetë me 21 janar, 2006.

Të ngjashme