Thaçi: Serbia ka kryer dhunë dhe gjenocid, ne e fituam betejën dhe lirinë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 17:41 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 20-vjetorin e masakrës së Lybeniqit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se masakrat në Kosovë kanë ndodhur vetëm për një arsye pasi që ishim shqiptarë dhe donim lirinë, raporton Ekonomia Online.

“Java e tretë e marsit 1998 por edhe 1999 shënoi një dita të heroizmit të epopesë së dukagjinit në Gllogjan. Në të njëjtën kohë kemi edhe ndodhitë e shumë masakrave që kanë ndodhur në Kosovë nga Serbia. Ditë më parë jemi anë e kënd Kosovës për ti përkujtuar të rënët për liri dhe dëshmorët. Këta emra dhe të tjerat nuk janë vetëm emra vendbanimesh në aspektin gjeografik por simbol që Serbia ka kryer krimet e saj ndaj popullatës civile. Pse ndodhi kjo, ata u vranë për një arsye vetëm se ishin shqiptarë dhe e donin lirinë”, tha presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit shtoi se Serbia kishte kryer gjenocid në Kosovë, por Kosova e fitoi betejën për liri.

“Në Lybeniq u vranë të dashurit tuaj, familjarët tuaj dhe në lulen e rinisë fëmijët por një gjë u konstatua që Serbia mund të vriste civilë por nuk mund ta vriste idealin e liria dhe pavarësisë së Kosovës. Liria do jetojë gjithmonë derisa ne ti kujtojmë të rënët për liri. Shteti serb ka kryer dhunë sistematike në Kosovë dhe gjenocid, me e fituam betejën dhe lirinë”, tha ai.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Akademia Përkujtimore kushtuar masakrës së Lubeniqit. Marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 1, 2019

Të ngjashme