Thaçi shpall “Hero të Kosovës” dëshmorin Azem Behluli

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka shpallur “Hero të Kosovës” dëshmorin Azem Behluli.

Këtë e ka bërë të ditur vetë i pari i vendit me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook

 “Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës. Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, deri sa kishte vendosur që t’i bashkohej edhe vetë radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës”.

“Ai ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999. Bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij”, ka shkruar ai.

Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës. Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 21. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme