Thaçi: Sot filloi shembja e murit të fundit të izolimit

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 16:48 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e përbashkët me komisionerin evropian, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se me rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave sot ka filluar shembja e një muri të fundit të izolimit, transmeton Ekonomia Online.

“Shpreh falënderimin për mi. Jam shumë i lumtur që jemi së bashku në këtë ditë t ërëndeshme për Kosovën. Vendimi i Komisionit Evropian është ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët me dekada. Përbën moment historik, njohje e përpjekjeve dhe vlerësim”.

Tutje, Thaçi ka thënë se liberalizimi i vizave është momenti më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës deri në Integrimin në Bashkimin Evropian.

“Komisioner, ju shpreh falënderimin për mbështetjen në ecjen tonë, kilometrat e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe të gjata. Por, jam i lumtur që së bashku kemi arritur në cak. Shpresoj që këtë vit do të ecim pa viza”.

Thaçi ka deklaruar se rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave nuk ka qenë dhuratë por meritë për punën e vështirë që ka bërë Kosova.

“Sot është fituese Kosova dhe Bashkimi Evropian. Lajmi i sotëm i përmbyll një cikël të vështirë të përmbushjes së kërkesave të Komisionit Evropian. Kjo nuk ka qenë një dhuratë por meritë dhe mirënjohje e punës së vështirë që kemi bërë së bashku.  Do të vazhdojmë reformat edhe në heshtjet që lidhen me sundimin e ligjit”.

“Falënderoj spektrin politik në Kosovë, opozitën, Qeveritë e kaluara, shoqërinë civile, mediet, gjykatat për përkushtimin e vazhdueshëm në këtë proces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme