Thaçi takon krerët e institucioneve të drejtësisë për kriterin e dytë të vizave

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:26 | Nga

Kur Kosova pritet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, kushti tjetër për Kosovën mbetet ai i luftimit të korrupsionit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit që ka pasur me liderët politikë rreth demarkacionit, është takuar me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar rreth kushtit të dytë për liberalizim vizash, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ky takim i shërben përforcimit të një historiku në forcimin e sundimit të ligjit, siç është kërkuar nga Komisioni Evropian, kur është prezantuar propozimi për liberalizim të vizave për Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është betejë që duhet të kufizohet brenda vetëm një procesi, nuk duhet të bëhet vetëm për liberalizim të vizave. Kjo betejë duhet të fitohet çdo ditë”, ka shkruar ai.

“Progresi i vazhdueshëm është një proces jetik ku institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë punë, përkushtim dhe rezultate të vazhdueshme. Ne duhet t’i bindim të gjithë që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes, se puna në anën tonë është bërë, dhe se vendimi i shumëpritur të merret sa më shpejt që qytetarët të mund të udhëtojnë të lirë në vendet e Bashkimit Evropian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme