Thaçi takon kryetaren e rizgjedhur të Kushtetueses

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 11:22 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën e cila është rizgjedhur edhe për një mandate në këtë post.

“Sot takova Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës”, shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri. Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme