Thaçi: Të ndëshkohet gjenocidi serb, heshtja e ndërkombëtarëve nënkupton amnisti

Meje | 27 Pri 2020 | 14:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në 21-vjetorin e ekzekutimit të 376 burrave të këtij fshati nga forcat policore serbe, raporton Ekonomia Online.

Thaçi me këtë rast tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, prandaj edhe duhet që të ndëshkohen të gjithë ata që kryen krime në Kosovë.

Sipas tij, për krimet e kryera nuk janë ndëshkuar përgjegjësit dhe se kjo heshtje e ndërkombëtare nënkupton amnisti.

Kreu i shtetit ka shtuar se në asnjë rrethanë  në asnjë kohë nuk do të ketë amnisti për kriminelët.

“Sot shënojmë ditë e të pagjeturve, ditë e vuajtjes dhe dhimbjes për shtetin e Kosovës dhe për qytetarë e Kosovës”.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë ka varë mbi 10 mijë shqiptarë, ende nuk dijet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra, ka vratë mbi 130 fëmijë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra”.

“…kjo heshtje ndërkombëtar nënkupton edhe amnisti, nuk do të këtë amnisti përballë krimit të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”.

Ai nuk ka pranuar që të komentojë për çështje politike.

Të ngjashme