Thaçi thotë se Kerry, Holland e Renzi uruan sportistët e Kosovës

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 16:08 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka treguar se ka takuar Sekretarin Amerikan, John Kerry, Presidentin francez, Francois Holland dhe Kryeministrin italian Matteo Renzi, me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio. Ka thënë se këta udhëheqës shtetesh kanë uruar fat kosovarëve.

“Pas hapjes spektakolare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në mesin e krerëve dhe personaliteteve të shquara shtetërore nga shumë vende pjesëmarrëse në Olimpiadë, pata kënaqësinë të takoj sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi. Edhe me këtë rast, i falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që vendet e tyre po vazhdojnë t’i japin konsolidimit të shtetit tonë, duke përfshirë edhe kontributin për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ata e ndanë gëzimin për debutimin e republikës sonë të re në Lojërat Olimpike dhe i uruan sportistëve tanë fat në garat në vijim. Jemi të bekuar për miqtë që i kemi”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme